Egli Tako dhe Gjesti po vazhdojnë të përfshihen në debate të vazhdueshme brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4.
Që nga rikthimi i saj pas nëntë ditësh mungesë, dyshja janë përballur me diskutime të shumta rreth marrëdhënies së tyre.
Së fundmi, Egli i ka treguar Gjesti-t se jashtë shtëpisë janë krijuar perceptime për ta si çift.
“Ti nuk e ke idenë sa njerëz jashtë kanë interpretuar se ne të dy do të martohemi,” i tha ajo.