Ekskluzive: Besnik Qaka do të këndojë në dasmën e Dua Lipës, artisti i vetëm shqiptar në skenën e mbrëmjes

Këngëtari i njohur kosovar Besnik Qaka, frontmeni i grupit NRG Band, do të jetë artisti i vetëm shqiptar që do të performojë në dasmën luksoze të superyllit botëror Dua Lipa dhe aktorit britanik Callum Turner.

Informacioni është konfirmuar nga vetë Besnik Qaka për InfoKosova, vetëm pak orë para nisjes së ceremonive që po zhvillohen në Sicili të Italisë.

“Nuk ka rezident përveç Besnikut shqiptar që këndon”, është bërë e ditur, duke konfirmuar pjesëmarrjen e tij në një nga ngjarjet më të përfolura të showbizit botëror këtë vit, shkruan InfoKosova.

Dasma e Dua Lipës dhe Callum Turner po konsiderohet si një nga ceremonitë më prestigjioze të vitit 2026.

Pas martesës civile të mbajtur në Londër disa ditë më parë, çifti ka organizuar një festë madhështore treditore në Palermo të Sicilisë, ku janë ftuar qindra personalitete nga bota e muzikës, filmit, modës dhe biznesit.

Sipas mediave ndërkombëtare, festimet po zhvillohen në disa prej lokacioneve më ekskluzive të Sicilisë, përfshirë Villa Valguarnera, Palazzo Gangi dhe ambientet historike të Palermos.

Për sigurinë dhe privatësinë e të ftuarve janë marrë masa të jashtëzakonshme, ndërsa një pjesë e zonave janë rezervuar ekskluzivisht për ceremoninë.

Në mesin e të ftuarve pritet të jenë emra të njohur ndërkombëtarë si Mark Ronson, Charli XCX, Rosé dhe Jennie nga BLACKPINK, si dhe figura të rëndësishme të industrisë së modës.

Raportimet e mediave britanike dhe amerikane kanë përmendur gjithashtu legjendën e muzikës Elton John si artistin më të mundshëm që do të performojë gjatë festimeve, megjithëse organizatorët nuk kanë publikuar ende listën zyrtare të performuesve.

Për muzikën shqiptare, prania e Besnik Qakës në këtë ngjarje përbën një moment të veçantë.

Të qenit artisti i vetëm shqiptar në programin muzikor të dasmës së një prej emrave më të mëdhenj të industrisë globale është një vlerësim i rëndësishëm për karrierën e tij dhe për skenën muzikore shqiptare në përgjithësi.

Ndërkohë, vetë Dua Lipa vazhdon të mbetet një nga figurat më të suksesshme me origjinë shqiptare në botë, ndërsa festa e saj e martesës në Sicili po tërheq vëmendjen e mediave ndërkombëtare nga të katër anët e globit.

InfoKosova do të sjellë pamje ekskluzive dhe detaje të tjera nga ceremonia sapo ato të bëhen të disponueshme./InfoKosova/

Nga Rubrika