Web Analytics

Eksperiment social: Njerëzit indiferentë, ndaj fëmijëve të ‘humbur’ në rrugë [Video]

Botuar nga: InfoKosova

Në Brisbane të Australisë është realizuar një eksperiment social, për të testuar se si reagojnë njerëzit, nëse takojnë një fëmijë të humbur në rrugë.

Në dy nga sheshet më të frekuentuara të qytetit, është vënë nga një fëmijë pesëvjeçar, që monitorohej gjatë tërë kohës nga kamerat.

Brenda tetë orësh, vetëm 21 kalimtarë nga qindra të tjerë kanë ndaluar për t’i pyetur këta fëmijë se çfarë po ndodhë.

Në video shihen dy gra që ia kthejnë shpinën djaloshit, por sërish kthehen ta pyesin për shqetësimin që ka.

Një femër, një çift bashkëshortor, si dhe një baba me dy fëmijë të tij, po ashtu janë ndaluar tek fëmijët e vetmuar, por jo edhe të tjerët.

Me anë të këtij eksperimenti që ka dhënë rezultat shumë zhgënjyes, kërkohet të bëhet më shumë për fëmijët që kanë nevojë për mbështetje.

Shiko Videon:

Të FUNDIT