Eli Fara rikthehet në skenë pas skandalit, një natë e veçantë me Luiz Ejllin

Pas një periudhe të vështirë që e ka shoqëruar publikimi i videove intime, Eli Fara ka vendosur të mos e lejojë këtë ngjarje të ndikojë në karrierën e saj muzikore.

Këngëtarja e njohur ka bërë një lëvizje të papritur, duke njoftuar rikthimin e saj në skenë, vetëm disa ditë pas situatës që e bëri atë të jetë në qendër të vëmendjes mediatike.

Përmes një postimi në Instagram, Eli ndau posterin e një eventi muzikor të titulluar “Nata e Legjendave”, që do të zhvillohet më 16 tetor në Tiranë, ku do të performojë përkrah Luiz Ejllit dhe Altin Shirës.

Kjo njoftim vjen në një moment delikat për artistën, e cila së fundmi u përball me një shkelje të privatësisë pas shpërndarjes së materialeve intime me kompozitorin Adrian Hila.

Në reagimin e saj, Fara shprehu dhimbjen për situatën, duke theksuar se nuk kishte asnjë arsye për t’u turpëruar dhe se përgjegjësia i takon atyre që shkelin privatësinë e të tjerëve. Ajo gjithashtu ka bërë denoncim në polici, duke e lënë çështjen në duar të drejtësisë.

Pavarësisht gjithë kësaj, këngëtarja ka zgjedhur të mos tërhiqet nga jeta artistike.

Vetëm disa ditë më vonë, ajo është duke u përgatitur për të dalë sërish përballë publikut, këtë herë në një mbrëmje ku do të ndajë skenën me Luiz Ejllin, një nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare.

Ky rikthim merr një kuptim të veçantë pas deklaratës së saj se do të vazhdojë përpara me dinjitet dhe kokën lart.

Dhe pikërisht aty ku i takon, në skenë, Eli Fara do të jetë sërish më 16 tetor. /Prive By LS

Nga Rubrika