Eli Malaj reagon ndaj polemikave për flamurin rom në videoklipin e saj

Eli Malaj ka bërë bujë me publikimin e projektit të saj më të ri muzikor, “Gelem Gelem”, i cili ka arritur tërheqjen e madhe të publikut në YouTube brenda disa orëve. Kënga ka grumbulluar mbi 81 mijë shikime, duke e bërë atë një nga hitet më të diskutueshme të momentit.

Reagimet e shumta që kanë shoqëruar këtë projekt janë për shkak të pranisë së flamurit rom në videoklip, një simbol që ka ngjallur debate të forta mes ndjekësve të saj. Këngëtarja është përballur me një mori mesazhesh nga admiruesit dhe kritikët e saj.

Për të sqaruar situatën, Eli ka zgjedhur të reagojë publikisht përmes një postimi në Instagram, ku ka shprehur mendimet e saj rreth flamurit rom dhe identitetit të saj shqiptar.

“E shoh që jeni prek shumë nga flamuri rom e më keni nis SMS pa fund. Unë jam shqiptare e një flamur që e respektoj nuk ma ndryshon etninë, s’ma prek identitetin e as më bën më pak shqiptare”, ka theksuar ajo në postimin e saj.

Këngëtarja ka theksuar se ndjenjat e saj për identitetin nuk ndryshojnë dhe se respekti për të tjerët, pavarësisht përkatësisë së tyre, është një vlerë e rëndësishme për të.

“Unë i dua njerëzit me krejt ngjyrat e veta, mjafton me pas zemrën e mirë”, ka shkruar Eli, duke nënvizuar se për të mirësia nuk njeh kufij dhe dallime.

“Gelem Gelem” është njohur gjerësisht si himni ndërkombëtar i romëve, dhe kjo e bën simbolikën e përdorur në videoklipin e saj edhe më të rëndësishme. Kënga e Eli Malaj është një përpjekje për të sjellë në vëmendje kulturën dhe identitetin rom, duke e bërë atë një projekt me një mesazh të fortë social.

Nga Rubrika