Elijona Binakaj ka ndarë mendimet e saj për ndarjen nga Klodi, duke e bërë këtë për herë të parë në një intervistë të thelluar në rubrikën 25 pyetje të Prive By LS.
Ajo shprehu se disa aspekte të marrëdhënies së tyre do të mbeten private, për të ruajtur respektin për atë që kanë ndarë. Elijona theksoi se është e rëndësishme të ruhet dinjiteti i asaj që ka ndodhur mes tyre.
“Disa gjëra, për shkak të respektit ndaj asaj që ka qenë, nuk kanë vend publik. Unë jam natyrë e sinqertë dhe nuk më pëlqen të jap shpresa aty ku nuk ka shpresa. Është një gjë e ditur nga të dyja palët”, u shpreh ajo.
Ajo gjithashtu komentoi për fotografitë e përbashkëta që vazhdojnë të jenë të pranishme në rrjetet sociale, duke sugjeruar se është koha për t’i dhënë fund kësaj praktike.
Kur u pyet nëse do t’i jepte një shans të dytë një marrëdhënieje të përfunduar, Elijona bëri një dallim të qartë mes marrëdhënieve shoqërore dhe atyre romantike.
Ajo shpjegoi se në marrëdhëniet shoqërore, gabimet mund të rregullohen, por përsa i përket mundësive të dyta në dashuri, përgjigjja e saj ishte e prerë: një shans i dytë, por jo i tretë.
Kujtojmë se në fund të muajit shtator, Elijona konfirmoi ndarjen nga Klodi përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e bërë këtë publik për herë të parë.
Ndiqni të plotë intervistën e saj në materialin më poshtë! /Prive By LS