Dyshja e njohur e “BBVK”, Elijona dhe Klodi u shquan për raportin e tyre të krijuar në këtë reality-show.
Ani pse Elijona kishte shprehur pëlqim për Klodin i njëjti nuk e kishte konfirmuar asnjëherë që ka ndjenja për të.
Por pas përfundimit të këtij spektakli duket se dyshja kanë hedhur një hap tutje në marrëdhënien e tyre.
Në rrjet janë publikuar dy momente ku vëmendja është tek byzylykët e tyre me inicialet “K” dhe “E”.
Dyshja ende nuk kanë konfirmuar lidhjen e tyre por siç thotë një fjalë: “ku ka tym ka zjarr”./Indeksonline/
