Web Analytics
E mërkurë, 10 Dhjetor, 2025
4.2 C
Pristina

Elita Rudi duket si 18-vjeçare, ndjekësit habiten nga pamja

Moderatorja Elita Rudi, e njohur për programin e saj “The Elite Way” në “ATV”, ka tërhequr vëmendje me një foto të re ku shfaqet me një pamje dukshëm më të re.

Në imazh, Elita shihet me një stil të freskët dhe të natyrshëm, duke u komentuar për ngjashmërinë me një vajzë të re.

Pavarësisht angazhimeve profesionale dhe faktit që është nënë e dy fëmijëve, prezantuesja ruan një paraqitje dinamike dhe të kuruar.

Fotografia e fundit e publikuar e thekson edhe më shumë këtë.

Elita dhe bashkëshorti i saj, reperi Gjiko, vazhdojnë të jenë mes çifteve më të njohura të showbizit shqiptar, ndërsa postimet e saj shpesh tërheqin vëmendje për stilin dhe prezantimin e saj të veçantë./kosovarja

 

Nga Rubrika