Labinot Rexha nuk arriti t’i ndalte lotët në natën që u fut zyrtarisht në Big Brother VIP Kosova.
Teksa iu drejtua njërës prej kamerave të shtëpisë, këngëtari me lot në sy tha se njerëzit e kanë keqpërdorur shumë, dhe i është lutur komentuesve mos ta prekin në familje.
Teksa qante, Labi tha se “vaji i burrit është kënga”.
“I lutem komentuesve mos të më prekin në familje, të më japin kohë të tregoj sa zemër të mirë kam dhe sa human jam.
Më kanë keqpërdorur shumë.
Vaji i burrit është kënga.
Ne kur qajmë e tregojmë atë mungesën e prindërve tanë, kombit tanë, vendit tonë.
Momentalisht brenga ime është vetëm për gjyshen time, ndoshta do të jem këtu dhe nuk do ta shoh më.
Por unë do bëj luftë deri në fund dhe jam shumë i sigurt që do jem deri ditën e fundit në këtë shtëpi.
Kam durim shumë, besim në vetvete dhe në Zot”.
Ndër të tjera, banori tha se është prekur nga qasja e Shkurtës, pasi sipas tij, e ka respektuar.
“Kamerës ia vura emrin Kroni, për mua do të jetë Kroni i Mbretit. Kjo do më jap këshilla më të mira.
Nuk e di pse çka i bëra Shkurtës kur unë e respektoj storien e saj që ka jashtë, nuk e di pse nuk më priti mirë kur unë e kam respektuar shumë.
Mungesë respektit. Njeriut kur vjen në konakun tënd, edhe armikun do ta presësh mirë lëre më mikun, pritja e saj nuk ishte e bukur”.
“Jam prekur shumë nga qasja e saj ndaj meje, mundohem ta respektoj gjininë femërore sepse e di sa kanë vuajtur nënat tona.
Shpresoj ta ndryshoj qasjen ndaj meje, nëse jo do të bëj një lojë të fuqishme ndaj saj”, u shpreh Labi.