Ermiona Lekbello: Gratë nuk duhet të gjykohen për zgjedhjet e tyre private

Këngëtarja dhe modelja Ermiona Lekbello ka shprehur mendimin e saj në lidhje me qarkullimin e disa videove intime në rrjetet sociale, duke theksuar rëndësinë e respektit për jetën private të grave.

Me anë të një videoje të publikuar në platformat sociale, Lekbello theksoi se çdo grua ka të drejtën e saj për të bërë zgjedhje personale pa u bërë objekt i gjykimit publik.

“Kjo është një zgjedhje e tyre, ata e bënë për qejf. Kjo ndodhi me dëshirë”, tha ajo, duke iu referuar situatave të ndjeshme që përfshijnë individë të njohur.

Ermiona gjithashtu kritikoi standardet e dyfishta që ekzistojnë në shoqëri, veçanërisht kur bëhet fjalë për burrat dhe gratë.

“A është e pranueshme që burrat të kenë shumë dashnore? Pse duhet të gjykohet femra? Asnjëherë nuk duhet të fajësohet ajo”, u shpreh ajo me forcë.

Në fjalimin e saj, Lekbello theksoi se gratë nuk duhet të mbajnë peshën e gjykimit për zgjedhjet që lidhen me jetën e tyre, duke kërkuar që përgjegjësia të jetë e barabartë për të gjithë.

Ajo gjithashtu diskutoi për pozitën e grave shqiptare në shoqëri, duke theksuar mungesën e mbështetjes dhe presionin e vazhdueshëm që ato përjetojnë.

“Femra shqiptare është e vuajtur. Ajo nuk ka mbështetje dhe është një viktimë e shoqërisë”, përfundoi Lekbello, duke bërë thirrje për më shumë respekt dhe mirëkuptim ndaj zgjedhjeve personale të grave.

Nga Rubrika