Erna Geci befason me lajmin e madh: Bëhet nënë për herë të parë

Një lajm i jashtëzakonshëm ka shokuar ndjekësit e moderatorës Erna Geci, e cila sapo ka bërë një hap të rëndësishëm në jetën e saj personale, duke u bërë nënë për herë të parë.

Ajo ka ndarë këtë moment të veçantë me ndjekësit e saj në Instagram, duke publikuar fotografi të ngrohta me bashkëshortin e saj, Agon Asllani, dhe vogëlushen e tyre të porsalindur.

Ardhja në jetë e vajzës ka qenë një befasi për shumë nga ndjekësit e saj, pasi Erna kishte vendosur ta mbante shtatzëninë të fshehtë, duke e përjetuar larg syve të publikut dhe mediave sociale.

Me emocion, ajo ka zbuluar emrin e veçantë që çifti ka zgjedhur për vajzën e tyre: Kaia Asllani, një emër që simbolizon dashurinë dhe shpresën për të ardhmen.

“Dhe ashtu, e gjithë bota jonë ndryshoi përgjithmonë. Dashuria jonë më e vogël, bekimi ynë më i madh”, ka shkruar Erna në postimin e saj, duke shprehur ndjenjat e saj të thella për këtë ngjarje të rëndësishme.

Erna dhe Agon, të cilët e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë disa vite më parë, tani po fillojnë një kapitull të ri si prindër, duke e shijuar çdo moment me vogëlushen e tyre.

Geci është një emër i njohur në publikun kosovar, e cila ka pasur një karrierë të suksesshme si prezantuese në televizion, para se të largohej nga ekrani për t’u fokusuar në jetën e saj private.

Në fotografitë e para si një familje e re, Erna dhe Agoni shfaqen të lumtur pranë vogëlushes Kaia, duke ndarë me publikun këtë lajm të mrekullueshëm që e kanë mbajtur të fshehtë gjatë gjithë periudhës së shtatzënisë.

Nga Rubrika