Web Analytics
E martë, 18 Nëntor, 2025
11.2 C
Pristina

Familjarët e Edit kërcenuan me jetë Alaudin Hamitin, BBVK merr vendimin e papritur

Eduard Kuqi, i rikthyer këtë sezon në Big Brother VIP Kosova, ka bërë reagim që në sekondat e para të klipit prezantues.

Në videon hyrëse, Edi shfaqet me tone të ashpra, duke dhënë paralajmërime dhe kërcënime që kanë ngjallur reagime të menjëhershme në rrjet.

Siç duket, Kuqi nuk i kursen aspak deklaratat provokuese dhe e nis lojën me qëndrime agresive, duke lënë të kuptohet se sezonin e katërt synon ta trazojë më shumë se herën e parë.

Agresiviteti i tij ka tërhequr vëmendjen e publikut, i cili është i etur për drama dhe tensione në këtë format të njohur. Edi duket se e ka kuptuar këtë dhe ka vendosur të luajë me emocionet e shikuesve.

Një nga momentet më të diskutueshme ishte kur ai kërcënoi një nga konkurrentët, duke e quajtur “të dobët” dhe duke e sfiduar për një duel.

Kjo situatë ka shkaktuar një valë reagimesh në rrjetet sociale.

Kujtojmë se në edicionin e kaluar, Kuqi pati një përplasje të ashpër me moderatorin Alaudin Hamiti, ku gjatë një prime kishte kërcënuar se do ta thyejë derën.

Pas këtij incidenti, Hamiti kishte marrë kërcënime me jetë nga një familjar i Kuqit, rast që u mor në trajtim nga Policia e Kosovës.

Alaudin Hamiti ishte deklaruar se ka marrë mesazhe kërcënuese në Facebook nga një person që pretendonte se ishte familjar i Kuqit.

Mesazhet përmbanin fjalë kërcënuese lidhur me emisionin e datës 25 nëntor 2024.

“Edi (ish banor i programit është nipi jem, ato fjalë që ja ka thënë Alaudini besom se ka me pagu me jetë, si dhe që pe rrit atë ton ka me hongër plumin shpejt” shkruante në mesazhet e publikuara nga prezantuesi.

Me këtë fillim të fortë, pyetja që ngrihet është: A do të arrijë Eduardi të mbajë këtë intensitet gjatë gjithë sezonit, apo do të përballet me pasojat e veprimeve të tij?

Sezoni i katërt i Big Brother VIP Kosova premton të jetë më emocionues se kurrë, dhe me Eduard Kuqin në mes të skenës, dramat do të jenë të pashmangshme. A jeni gati për këtë aventurë të re?

Nga Rubrika