Familjarët e Labinot Rexhës kanë shprehur publikisht shqetësimin e tyre për mënyrën se si po trajtohet ai brenda shtëpisë, duke e cilësuar këtë si një padrejtësi të dukshme.
Reagimi i tyre ka ardhur pas një periudhe të gjatë në të cilën Labinot ka kontribuar në lojë, por sipas familjarëve, vlerësimi që ai po merr është shumë i ulët në krahasim me përpjekjet e tij.
Ata e shohin këtë si një diskriminim të qartë nga produksioni.
Një nga shqetësimet kryesore të familjarëve është se, pavarësisht se Labi ka qëndruar në shtëpi për dy muaj, ai ka marrë vetëm një dron, ndërsa banorë të tjerë me më pak kohë janë favorizuar dukshëm.
“Për Labin janë gati mbi 20 drona, por nuk pranohen”, theksojnë ata.
Familjarët e tij rikujtojnë një moment të rëndësishëm, kur Labi ishte ndër më të votuarit nga publiku, por emri i tij nuk u përmend, duke lënë të kuptohet se ka pasur një strategji për ta mbajtur atë në hije.
Një tjetër aspekt i rëndësishëm është situata e fundit, ku një dajë i një banori tjetër u përfshi në festë, ndërsa Labinot iu mohua e drejta për të marrë pjesë, pavarësisht se kishte shprehur dëshirën për të shkuar vetëm për respekt.
Familjarët shprehen se qëllimi i produksionit është ta paraqesin Labin në një dritë negative, duke anashkaluar kontributet e tij pozitive, si energjia, emocionet dhe atmosferën që ai ka sjellë në shtëpi.
Në përfundim, ata ngrejnë një pyetje të rëndësishme: a është kjo qasje e motivuar nga frika e një fitoreje të mundshme të Labinot Rexhës, apo është një preferencë e hapur për banorë të tjerë? Kjo mbetet për t’u parë.
