Fansi i bën kërkesen e papritur Anises, këngëtarja habit me veprimin

Anisa Veseli, ka nxitur së fundmi kureshtjen e mijëra ndjekësve të saj përmes një komunikimi interaktiv në rrjetet sociale.

Gjatë një sesioni pyetje-përgjigje të zhvilluar në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka zbuluar detaje rreth këngëve të reja.

Gjithçka nisi nga kërkesa e drejtpërdrejtë e një prej ndjekësve, i cili theksoi mungesën e projekteve të saj të reja.

“Publiko ndonjë këngë, pasi kemi mbetur pa dëgjuar diçka të mirë”, i ka shkruar fansi, duke theksuar kështu pritshmërinë e lartë të publikut.

Përgjigjja e Anisës ishte e menjëhershme dhe mjaft premtuese.

Ajo theksoi se po punon intensivisht dhe se ka një sërë materialesh të gatshme.

“Këngë kam shumë. Por kurdo që të publikoj, kjo do të jetë e para prej tyre”, është shprehur ajo në story-n e saj.

Surpriza e vërtetë qëndronte pikërisht tek audio e këtij postimi.

Për të shuar kuriozitetin, Anisa nuk u mjaftua vetëm me fjalë, por ka ndarë një demo të shkurtër, duke zbuluar pak sekuenca nga kënga e re.

Ndonëse ende nuk ka dhënë një datë të saktë apo një titull zyrtar, kjo demo ishte sinjali i qartë se Anisa po rikthehet.

Tashmë ndjekësit patën mundësinë të shijojnë një pjesë të asaj që po gatuhet në studio, duke i rritur akoma më shumë pritshmëritë për këtë projekt të ri./Prive By Liberta Spahiu

Nga Rubrika