E enjte, 10 Korrik, 2025
14.2 C
Pristina

“Fatoni i braktisur nga shteti i tij, krejtësisht i vetmuar u vra nga serbët”

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Ganimete Musliu, deputete e PDK-së, ka kritikuar shtetin e Kosovës pas vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi.

Musliu ka thënë se e gjithë kjo histori është e trishtë, po para se të gjykohet apo paragjykohet, duhet parashtrohen disa pyetje.

Ajo tha se duhet marrë dikush përgjegjësi për këtë rast.

“Faton Hajrizi ishte produkti i sistemit të drejtësisë së Kosovës dhe asaj të UNMIK-ut. E gjithë historia e tij është e trishtë. Para se të gjykohet apo paragjykohet, duhet pyetur: A pati ky djalë ndonjëherë një mundësi reale për t’u risocializuar? A u maltretua nëpër burgje apo pati trajtim korrekt? A duhet të marrë dikush përgjegjësi për këtë rast”, ka shkruar Musliu në “Facebook”.

Sipas saj Fatoni i braktisur nga shteti dhe i vetmuar u vra nga serbët.

“Tani ai i braktisur nga shteti i vet, krejtësisht i vetmuar u vra nga serbët. Fatoni u vra edhe nga sistemi jonë i drejtësisë. Ngushëllime familjes Hajrizi”, ka përfunduar Musliu.

PROMO

Nga Rubrika