Kush tha që ndjenjat e lindura në reality show nuk i mbijetojnë jetës reale? Adioni dhe Ola sapo na vërtetuan të kundërtën.
Dyshja e “Ferma VIP”, e cila kaloi një sërë sfidash dhe kundërshtimesh brenda shtëpisë, duket se e ka gjetur rrugën drejt njëri-tjetrit tani që rrugëtimi i tyre televiziv ka përfunduar për të dy.
Vetëm pak minuta më parë, Adioni ka ndarë në llogarinë e tij në Instagram disa imazhe që po tërheqin vëmendjen e të gjithë ndjekësve.
Në postimin e tij të fundit, ai shihet i përqafuar ngrohtësisht me Olën, por detaji që tërhoqi vëmendjen më të madhe është vendndodhja: Malësia e Madhe, vendlindja e familjes së ish-konkurrentes.
Për më tepër, në një tjetër foto bardhezi, ai shfaqet duke u përqafuar me një burrë më të moshuar, pjesëtar i familjes së Olës.
Ky gjest tregon qartë se akulli është shkrirë, dora është zgjatur dhe raportet me familjarët janë rregulluar.
Pamjet e ndara flasin për një situatë sikur ai i ka kërkuar “dorën” familjes së bukuroshes.
Nëse kthehemi pas në kohë, kronologjia e kësaj romance pati një goditje të fortë.
Afrimiteti i tyre në “Ferma VIP” u ndërpre në mes kur vëllai i Olës hyri papritur në lojë.
Me tone të prera, ai kërkoi ndërprerjen e lidhjes, duke theksuar se rrethanat e krijuara nuk po i pëlqenin familjes dhe se prindërit po e përjetonin keq këtë situatë jashtë.
Ky presion e detyroi Olën të tërhiqej me lot në sy brenda formatit dhe të kërkonte distancim, ndërsa Adioni doli nga loja pas një televotimi të fortë, i ndjekur më vonë edhe nga vetë Ola.
Megjithatë, koha jashtë kamerave paska bërë të veten.
Adioni ka udhëtuar drejt Malësisë së Madhe për t’u takuar nga afër me rrethin e Olës dhe për të sheshuar çdo keqkuptim ballë për ballë.
Ndërkohë, prezantuesja e formatit, Arbana Osmani në një video krah opinionistit Ermal Mamaqi sapo ka paralajmëruar “dasëm sonte” duke pyetur: “Kush është fejuar?”. /Prive By Liberta Spahiu