Web Analytics

“Fëmijët në spital, e ai bën hiking”, Tuna shpërthen ndaj Patrisit, e krahason me jashtëqitje

Botuar nga: InfoKosova

Duket se pas shansës së re në raport, Patrisi dhe Tuna i kanë ndarë sërish rrugët, një ditë pasi tregoi se djali është në spital i hospitalizuar, këngëtarja e njohur ka bërë reagime të forta që drejtpërsëdrejti janë një reaksion ndaj ish partnerit.

Ajo e ka akuzuar atë përmes dy postimeve.

Në të parin thuhet:

“Kushdo mund të ketë fëmijë dhe ta quajë veten prind. Një prind i vërtetë është ai që e vendos atë fëmijë mbi nevojat dhe kërkesat e veta vetjake”.

Në postimin e dytë, Tuna e krahason Patrisin me jashtëqitje nga “emoji” i përdorur.

“Baba që bën hiking teksa fëmijët e tij janë të hospitalizuar”, thuhet në postimin qe publikoi ne Insta Story.

Kjo nuk është hera e parë që Tuna bën postime të tilla.

Kohë më parë pati vepruar thuajse njëjtë dhe më pas, me të dy djemtë, ish çifti u panë duke bërë pushime të përbashkëta në Dubai.

Ndryshe, Tuna dhe Patrisi jane prinder te dy femijeve djem ku Tunen e shohim te sjell shpesh imazhe prane tyre kjo pasi qe edhe jetojne me te, ndersa Patrisi publikon me rralle foto prane femijeve.

Shiko fotot:

Të FUNDIT