Reperi Fero për një periudhë u tërhoq nga muzika, duke iu përkushtuar fesë dhe besimit.
Në atë kohë, ai publikonte shpesh mesazhe me përmbajtje fetare, duke treguar se ishte bërë një besimtar mysliman i devotshëm dhe se po e jetonte hapur këtë fazë të re të jetës së tij.
Pas një kohe, artisti iu rikthye muzikës dhe aktivitetit në skenë, duke sinjalizuar një rikthim te projekti i tij artistik dhe te imazhi me të cilin ishte identifikuar më herët në publik, shkruan “Kosovarja”.
Me nisjen e muajit të Ramazanit, Fero ka ndarë një fotografi ku shihen hurma dhe ujë, duke bërë të ditur se po agjëron.
Përmes këtij postimi, ai ka treguar se i është rikthyer sërish praktikimit të obligimeve fetare gjatë këtij muaji të shenjtë.
