Fero pas shumë komenteve si pozitive ashtu edhe negative, është rikthyer në skenë.
Me një rikthim spektakolar, Fero ka sjellë një atmosferë të mrekullueshme për fanat e tij në Tiranë. Mungesa e tij për më shumë se dy vite në industrinë muzikore kishte lënë një boshllëk të konsiderueshëm, por rikthimi i tij duket se po sjell rreth vetes një energji të re.
Fero ishte i befasuar nga pjesëmarrja e jashtëzakonshme e tifozëve që e pritën me entuziazëm në këtë koncert, një moment që e ka bërë atë të ndjejë se pasioni për muzikën e tij ende jeton në zemrat e ndjekësve të tij.
Në disa pamje të publikuara shihen ndjekësit e tij derisa këndonin të gjitha këngët bashkë me reperin. Kjo tregon se, pavarësisht mungesës së tij, Fero ka arritur të mbajë një lidhje të fortë me fansat e tij dhe ata janë të gatshëm ta mbështesin atë në çdo hap që ai merr.
Kujtojmë, që Fero mungoi në industrinë muzikore për më shumë se dy vite për arsye personale. Gjatë kësaj kohe, ai ka punuar për të rifituar veten dhe për të përmendur emocionet e tij përmes muzikës, duke e bërë këtë rikthim edhe më të veçantë.
Fero për të nisur këtë rikthim, zgjodhi Tiranën, e cila e priti më mirë se që e priste vet reperi.
Ai arriti të krijojë një lidhje të fortë me publikun, duke i bërë ata të këndonin së bashku me të të gjitha këngët e tij më të njohura, një dëshmi e fuqisë që ka muzika për të bashkuar njerëzit.