E premte, 28 Shkurt, 2025
8.3 C
Pristina

Fituesi i “BBVA”-së thumbon Gjestin!

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Pas shumë muajsh izolim, Gjesti pa të arsyeshme të largohej nga shtëpia e “BBVA”, duke kaluar murin rrethues. “Arratia” nuk zgjati shumë, por reagimet qenë të shumta.

Së fundmi, balerini dhe fituesi i edicionit të parë të këtij formati në Shqipëri, Ilir Shaqiri, ka publikuar një InstaStory që na bën të mendojmë se është një thumb për veprimin e Gjestit.

Ai ka publikuar një majmun, i cili kacavirret në tentativë për të kaluar një mur. Ndërkohë, balerini nuk ka vendosur asnjë mbishkrim në videon e publikuar.

Në lidhje me këtë situatë të pazakontë, produksioni sqaroi:

“Banorë, Gjesti ka shkelur rregullat duke kaluar murin e oborrit. Ai është hedhur në rrethimin e dytë brenda perimetrit të shtëpisë, që është po ashtu 24 orë nën monitorimin e kamerave dhe stafit të sigurisë. Vëllai i Madh e ka rikthyer Gjestin menjëherë brenda pasi është siguruar që ai gëzon shëndet të plotë! Të shtunën në live do të njoftohet për detajet dhe vendimin e marrë”!

Shiko foton:

PROMO

Nga Rubrika