Web Analytics

Fjolla Morina e hedh dhe shkel me këmbë çantën me vlerë mbi 30 mijë euro

Botuar nga: InfoKosova

Fjolla Morina ka qenë pjesë e mediave rozë kohëve të fundit me disa deklarata ‘bombastike’ dhe akuza ndaj disa personazheve të njohura.

Këngëtarja e cila ndonëse ka kohë që nuk është aktive me projekte muzikore, kjo nuk është pengës për të që të ketë një jetë luksoze.

Ajo nuk heziton që herë pas here të tregoi veshjet dhe aksesorët e kushtueshëm që posedon dhe një të tillë vendosi ta shkatërronte.

Fjolla ka ndarë me fansat në Instagrami një imazh ku shihet me një çantë të markës ‘Hermes’ me ngjyrë të gjelbër e cila kushton për mbi 30 mijë euro.

Më pas të njëjtën çantë, në një tjetër imazh Morina shihet duke e shkelur me këmbë pa u brengosur për vlerën e saj.

Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë, Fjolla nuk i ka kursyer ofendimet dhe etiketimet për disa prej emrave të njohur të ‘showbizz’-it si Morena Taraku, Arbnora Ademaj dhe Shkenda Dubovën.

Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme këngëtarja hyri live në Instagram ku shihej në gjende të rënduar emocionale e duke deklaruar se rrobaqepësja e saj i vodhi një byzylyk me vlerë 10 mijë euro.

Shiko videot:

Të FUNDIT