Web Analytics
E hënë, 2 Shkurt, 2026
0.3 C
Pristina

Fjolla Morina ia “huq” me mëngjes, e ngatërron Dua Lipën me Rita Orën

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina ka shkaktuar një valë reagimesh në rrjetet sociale për shkak të një videoje të fundit në Instagram, ku duket se ka bërë një lapsus të papritur.

Videoja, e cila është postuar në Instastory, tregon Fjollën duke shijuar muzikën brenda në veturë, por ajo që ka tërhequr vëmendjen është një gabim i rëndë në identifikimin e këngës që po dëgjonte.

Gjatë momentit kur hiti “One Kiss” dëgjohej në sfond, Fjolla ka etiketuar në video Rita Orën, duke krijuar një konfuzion të madh mes dy yjeve të njohura shqiptare.

Ky lapsus ka nxitur reagime të shumta nga ndjekësit e saj, të cilët kanë shprehur habi se si një artiste e njohur si Fjolla mund të ngatërrojë dy nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare.

Ndërkohë, ajo që e bën situatën edhe më interesante është se gjatë videos, Fjolla dëgjohet duke thënë vazhdimisht “Rita Ora.. loçka”, duke e forcuar bindjen se ajo po dëgjonte ritmet e Ritës.

Ky incident ka ngjallur diskutime të shumta në mediat sociale, ku fansat kanë filluar të spekulojnë nëse Fjolla vërtet nuk e njeh këngën e Dua Lipës apo nëse ishte thjesht një lapsus momental.

Reagimet e ndjekësve kanë qenë të ndryshme, disa prej të cilëve e kanë marrë me humor, ndërsa të tjerë e kanë kritikuar për mungesën e njohurive mbi kolegët e saj në muzikë.

Ky ngjarje na kujton se, pavarësisht suksesit dhe famës, të gjithë jemi të ekspozuar ndaj gabimeve, por për artistët, këto lapsuse mund të kenë pasoja më të mëdha në perceptimin e publikut.

Nga Rubrika