Banorja më e re e Big Brother VIP Kosova 4, Fjolla Morina, ka bërë një deklaratë bombastike karshi Labit.
Teksa bisedonte me Edin, Fjolla u shpreh e bindur se sa i përket lojës, ajo e ‘ha për së gjalli’ Labin.
“E kam vërejt që edhe Labi është bërë me të. Unë atë e ha për së gjalli. Be po të bëj se e ha për së gjalli po të më thotë ndonjë fjalë”, u shpreh Fjolla.
Këngëtarja me të hyrë brenda i ka dhënë disa këshilla Labinot Rexhës sa i përket lojës së tij.
Ajo në një formë u mundua që ta qetësonte për faktin se këto ditë kishte qenë në vëmendje për debatet me të tjerët.
E sa i përket lojës, artistja shqiptare theksoi se ka hyrë më shumë për të bërë qejf.
E njëjta ka qenë më e distancuar nga ekrani e projektet muzikore prej shumë vitesh.
