Web Analytics
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025
10 C
Pristina

Fjolla Morina prezantoj të dashurin e ri – ja si reagoj ish-bashkëshorti Fisnik Syla

Këngëtarja dhe biznesmenia e njohur, Fjolla Morina, ka surprizuar publikun duke bërë publike lidhjen e saj të re pas disa vitesh nga ndarja me ish-bashkëshortin, Fisnik Syla.

Fjolla publikoi imazhe ku shfaqet pranë partnerit të ri, dhe çifti duket mjaft i dashuruar, i afërt dhe i lumtur në krahët e njëri-tjetrit.

Pamjet kanë marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës i kanë uruar lumturi dhe fat në këtë kapitull të ri të jetës së saj.

Ajo që ka tërhequr gjithashtu vëmendjen e publikut është heshtja e plotë e Fisnik Sylës. Një detaj i habitshëm, pasi Fisniku dihet si një person mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe shpesh komentues i drejtpërdrejtë për ngjarje që lidhen me të.

Deri tani, ai nuk ka bërë asnjë reagim, status apo ndërveprim që lidhet me lajmin e romancës së re të Fjollës, çka ka bërë që ndjekësit të presin me kureshtje nëse do të vijë një reagim nga ana e tij.

Ndërkohë, duket se Fjolla po shijon një fazë të re të jetës, duke u rikthyer në qendër të vëmendjes jo vetëm me projektet e saj, por edhe me lumturinë në planin sentimental./InfoKosova/

Nga Rubrika