Çifti mjaft i pëlqyer dhe i komentuar i rrjeteve sociale, Flamuri dhe Armonda, kanë nisur zyrtarisht pushimet e tyre verore.
Destinacioni i përzgjedhur për këtë herë është Spanja, specifikisht ishulli i njohur i Mallorca-s, nga ku dyshja nuk ka ngurruar të ndajë menjëherë momentet e para me ndjekësit e tyre të shumtë.
Përmes një postimi të përbashkët në llogarinë e tyre zyrtare në Instagram, çifti ka publikuar një album me foto ku shihen më të dashuruar se kurrë.
Të kombinuar me mjaft stil, ku spikat ngjyra e verdhë në veshjet e të dyve, Flamuri dhe Armonda kanë rrezatuar pozitivitet përpara një peizazhi përrallor me detin në sfond.
Ajo që bie në sy është kimia dhe afrimi i tyre i ëmbël në çdo imazh, elemente këto që i kanë kthyer ata në një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar në hapësirën dixhitale.
Postimi i tyre është shoqëruar thjesht me një emoji zemre të verdhë, duke u përshtatur plotësisht me veshjet e tyre, dhe ka marrë menjëherë qindra pëlqime e komente pozitive nga fansat që u urojnë pushime të mbarë. /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram