Web Analytics
E enjte, 27 Nëntor, 2025
8.6 C
Pristina

Fotografia “e shëmtuar” e Rihannës po qarkullon në internet, reagimi epik i këngëtares bëhet viral

Rihanna njihet për stilin, klasin dhe paraqitjet e saj gjithmonë të kuruara deri në detaj.

Por, interneti nuk harron asgjë – sidomos një foto të vjetër që po qarkullon sërish dhe po bën “gjëmë” në rrjete sociale.

Bëhet fjalë për një imazh të vitit 2011, ku këngëtarja shfaqet me flokët e kuq të ndezur dhe një shenjë në mjekër, detaj që shumë fansa nuk e kishin vënë re kurrë më parë.

Fotoja është ripostuar nga një faqe e njohur e meme-ve, e cila ka miliona ndjekës, duke e përdorur për një krahasim ironik:

“Gratë nuk e kuptojnë sa shumë i duan të dashurit e tyre fotot ‘e shëmtuara’ të tyre.”

Ky përshkrim duket se nuk i ka pëlqyer aspak Rihannës.

Edhe pse zakonisht nuk flet për gjëra të tilla, artistja reagoi menjëherë dhe në mënyrën e saj tipike: me humor dhe “thumb”.

Në Twitter ajo shkroi shkurt, por goditur:

“Si përfundova unë në këtë histori?”

Pikërisht kjo përgjigje e saj e ftohtë dhe e shkurtër mjaftoi t’i ndizte komentet në internet dhe ta kthente situatën në një tjetër moment viral.

Ndërkohë, fansat e Rihannës po e mbrojnë duke e cilësuar foton “ikonike”, ndërsa të tjerë vazhdojnë të argëtohen me idenë që edhe yjet e mëdhenj nuk i shpëtojnë dot meme-ve të internetit.

Përfundimi? Rihanna mund të duket si të dojë—internetit sërish do ta kthejë në trend! 👑🔥

Nga Rubrika