Web Analytics
E enjte, 8 Janar, 2026
2 C
Pristina

“Fytyrë pa larë, të tremb…”/ VIP-at reagojnë për pamjen e Stelinës dhe komenteve virale

Rrjeti është përfshirë në një valë komentesh negative ditët e fundit, ku në shënjestër ka qenë banorja e “Big Brother VIP”, Stelina.

Fatkeqësisht, sulmet nuk kanë lidhje me lojën e saj, por me një problematikë të lëkurës, duke e bullizuar për aknet në fytyrë.

Por, ndaj kësaj gjuhe urrejtjeje kanë reaguar ashpër disa nga personazhet më të njohur shqiptarë, të cilët kanë dhënë mesazhin e qartë se “nuk janë aknet, por bullizimi problemi i vërtetë”.

Oriola Marashi publikoi një foto të sajën pa filtër, duke shkruar: “Kjo ka qenë lëkura më e keqe e jetës time. Por nuk më ka hequr vlerën. Ju lutem, tregoni më shumë empati.”

Nga ana tjetër, Loredana Brati theksoi vështirësinë e trajtimit të akneve dhe stresin që ato sjellin, duke bërë edhe një premtim publik: “Stelinës mos ia qani hallin, se kur të dali do e marr në dorë ndonjë klinikë e do ia bëj lëkurën pasqyrë.”

Reagimet më të ashpra erdhën nga Fatma dhe Aulona Musta, të cilat i cilësuan komentuesit si “njerëz me shpirt të shëmtuar”.

“Komentet e shëmtuara i bëjnë njerëzit e shëmtuar… ndoshta nuk kanë akne në surrat, por ciste të infektuara në tru e në shpirt,” shkroi Fatma.

Ndërsa Aulona e mbylli me një mesazh fuqizues: “Fjalët lëndojnë më shumë se puçrrat… Kur shoh Stelinën, shoh kurajo dhe një vajzë që nuk fshihet.”

Nga Rubrika