Reperi i njohur G-Bani ka bërë disa deklarata të forta për artistët e njohur shqiptarë, duke shkaktuar reagime të shumta në publik.
Gjatë një interviste në emisionin “Më prit të dielën”, G-Bani sqaroi arsyet e tërheqjes së tij nga “Kënga Magjike”, pas spekulimeve se ky veprim kishte për qëllim tërheqjen e vëmendjes.
Ai theksoi se vendimi i tij ishte i papritur dhe me pasoja për karrierën e tij.
“Jo, jo, jo. Unë i prisha punë vetes me atë largim.
Mërzita njerëz që i kisha bashkëpunëtorë. U nxitova? Ndoshta.
Ta kishin menduar më mirë promon, sepse unë dilja shumë pak.
Dua të ndjej energjinë e mirë, ta kishin bërë siç duhej”, – shprehu G-Bani me sinqeritet dhe reflektim mbi vendimet e tij.
Në një pjesë të veçantë të intervistës, G-Bani u përball me një skenar imagjinar, ku ai ndodhej në një ashensor me figura të njohura të muzikës hip hop.
Kjo situatë krijoi një mundësi për të shprehur mendimet e tij për këta artistë.
Pyetja që ngrihej ishte: si do të sillej ai me këta artistë në një situatë të tillë? Për Noizyn, G-Bani kishte një përgjigje të fortë dhe të qartë.
“Është i pabesë.
Do më kishte gjuajtur i pari, edhe unë për t’u mbrojtur.
Nuk e di kush do fitonte, ndoshta ai se është më i stërvitur… por është i pabesë.”
Këto fjalë tregojnë tensionin e marrëdhënieve mes artistëve në skenën shqiptare.
Ndërsa për MC Kreshën, G-Bani nuk ngurroi të shprehte kritika të ashpra:
“Është artist i mbivlerësuar.
Duhet ta kuptojë që nuk është më i miri në estradë.”
Kjo deklaratë nxjerr në pah sfidat që përballen artistët në një treg të ngopur.
Edhe për Getoarin, G-Bani kishte një koment të prerë:
“Është djalë i keq, shumë i keq.”
Këto fjalë ngrenë pyetje mbi etikën dhe marrëdhëniet ndërmjet artistëve në një industri që shpesh është e egër dhe konkurruese.
