Një deklaratë e bërë në Ferma VIP, ku Fabjola iu drejtua Arbana Osmanit me termin “kuckë”, ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale dhe media.
Pas situatës, reagoi edhe Ermal Mamaqi, i cili kritikoi përdorimin e kësaj fjale, duke e konsideruar të papërshtatshme.
Mirëpo, reagimi i tij u pasua nga një koment i gazetarit kosovar Butrint Pashaqa, i cili tërhoqi menjëherë vëmendje në rrjet.
“Aman se deri ne kete moment ajo fjale u permend 100 here live ne prime time dhe askush nuk reagoi ta stopoje mos te thuhej me dhe kur i thuhet Arbanes (ne suaza te asaj qe u diskutua deri ne ate moment) coheni te gjithe ne kembe.
Reagoni nga fillimi, nuk ka rendesi kujt i thuhet, e rendsishme eshte mos te thuhet.
Ishte gabim ajo fjale nga fillimi deri ne kete moment.t”, ishte një nga komentet që mori më shumë vëmendje./kosovarja
