Web Analytics

Gazetari: Rama po punon pas shpinës së Kurtit

Botuar nga: InfoKosova

Gazetari Blerim Gashi ka komentuar turin e kreut të qeverisë Edi Rama në Ballkan.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se Rama po ia punon pas shpine homologut të tij Kosovar, Albin Kurti.

Më tej ai i përmendi dhe kanunin Ramës, duke i thënë se vëllai nuk duhet të ja punojë pas shpine vëllait.

“Këto përçmime e këto tendenca për të menaxhuar me disponimin dhe opinionin politik në Kosovë nëpërmjet Tiranës, duhet të përfundojnë. Këtë Rama duhet ta kuptoj.

Këto duhet të përfundojnë o në mënyrë të butë ose duke u bazuar të kanuni i Lekë Dukagjinit.

Po punove pas shpine hasmi vritet në shtëpi.

Vëllai nuk bën ta punojë pas shpine.

Rama po ia punon pas shpine Kurtit”- tha ai.

Shiko Videon:

Të FUNDIT