Gazetarja digjet bashkë me 3 fëmijët e saj, ja se çfarë kishte postuar pak orë para tragjedisë!

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në shtetin e Minesotës, ku një zjarr i fuqishëm në një banesë ka marrë jetën e një nëne dhe tre fëmijëve të saj.

Viktimat janë identifikuar si gazetarja e njohur e hokejit Jessie Pierce, 37 vjeçe dhe tre fëmijët e saj.

Ata u gjetën pa shenja jete pas shpërthimit të zjarrit në shtëpinë e tyre në White Bear Lake. Në këtë ngjarje tragjike humbi jetën edhe një kafshë shtëpiake e familjes.

Ironikisht, vetëm një ditë para ngjarjes, Pierce kishte ndarë në rrjetet sociale momente nga një dalje e lumtur me fëmijët e saj, teksa shijonin akullore në dyqanin e tyre të preferuar.

Postimi i saj i fundit në platformën X mbante përshkrimin: “Çantat janë të siguruara”.

Shkaku i zjarrit ende nuk është bërë i ditur dhe autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Nga Rubrika