Getinjo dhe Era: Një udhëtim romantik në Greqi

Reperi i njohur shqiptar, Getinjo, dhe partnerja e tij, Era Berisha, po shijojnë një verë të paharrueshme, duke u arratisur për disa ditë pushimi në një destinacion të mrekullueshëm.

Çifti, i cili ka tërhequr vëmendjen e mediave rozë për lidhjen e tyre, ka zgjedhur Greqinë si vendin ideal për të kaluar disa ditë relaksuese larg zhurmës së përditshme.

Era ka ndarë me ndjekësit e saj disa foto të bukura nga momentet e tyre së bashku. Në imazhet e publikuara, ata shihen të qeshur dhe të lumtur gjatë një xhiroje me varkë në një plazh të mahnitshëm, duke shprehur kështu dashurinë e tyre për natyrën dhe njëri-tjetrin.

Me një shaka të ëmbël, ajo shkruan: “Pak deti pak na ma shume ata se na”, duke e bërë këtë moment edhe më të veçantë për ndjekësit e saj.

Postimet e Getinjos në InstaStory kanë lënë të kuptohet se ata po shijojnë çdo çast të këtij udhëtimi, duke e bërë këtë pushim një përvojë të paharrueshme për të dy.

Romanca e tyre është bërë tashmë e njohur për publikun, pavarësisht se ata e bënë lidhjen publike vetëm pak kohë më parë. Një emision i njohur kishte raportuar më herët se vajza që kishte rrëmbyer zemrën e Getinjos ishte pikërisht Era.

Era është një emër i njohur në botën e mediave sociale, veçanërisht në TikTok, ku ajo ka ndërtuar një audiencë të madhe që e ndjek me interes çdo hap të saj.

Urojmë që ky çift të vazhdojë të shijojë pushimet e tyre dhe të krijojë më shumë kujtime të bukura së bashku! /Prive By Liberta Spahiu

Nga Rubrika