Reperi i njohur shqiptar, Getinjo, sot shënon një përvjetor të veçantë, duke mbushur 35 vjet jetë.
Ky moment i rëndësishëm është shfrytëzuar nga ai për të ndarë ndjenjat e tij me ndjekësit në rrjetet sociale, duke sjellë një atmosferë të ngrohtë dhe plot humor.
Një selfie e tij e postuar në InstaStory, e kapur një ditë më parë në një ambient të hapur me palma, ka tërhequr vëmendjen e fansave.
Getinjo ka përdorur një filtrin popullor të rrjeteve sociale për të shprehur emocionet e tij, duke shkruar me humor: “Gëzuar për mbijetesën prej 34 vitesh, 11 muajsh, 30 ditësh, 20 orësh, 56 minutash dhe 26 sekondash në këtë planet të çuditshëm.”
Me hyrjen e mesnatës, urimet kanë filluar të vërshojnë nga miqtë, kolegët dhe fansat e tij, duke krijuar një atmosferë të veçantë për reperin.
Mes shumë urimeve, ai ka marrë një mesazh të veçantë nga vëllai i tij, Mozzik, i cili ka ndarë një foto të ëmbël nga fëmijëria e tyre, ku të dy vëllezërit shfaqen të përqafuar.
Urime edhe nga ne për Getinjon!

