Gimbo flet për Selin pas daljes nga BBVA: Kam bërë dashuri shpirtërore me të

Pas përfundimit të aventurës së tij në Big Brother, Dj Gimbo ka zbuluar se ndihesh si peshku pa ujë, një ndjenjë që lidhet ngushtë me lidhjen e tij me Selinën.

Kjo lidhje, e cila ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë gjithë kohës që ai ishte në reality show, tani po merr një dimension të ri jashtë mureve të shtëpisë.

Gimbo, i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ka ndarë me ndjekësit e tij se ndjenjat për Selinën kanë qenë të pranishme edhe para se ai të hynte në shtëpinë e Big Brother. Ai e përshkruan atë si një femër të jashtëzakonshme, me sy të bukur dhe flokë të bardhë, duke theksuar se karakteri i saj e bën atë edhe më tërheqëse.

“Që jashtë e kam pëlqyer. Kam ardhur që jashtë me pëlqim dhe ja shpreha. Fizikisht i ka sytë e bukur dhe floktë e bardha. Është shumë femër, trupin e ka si balerinë.

Unë nuk kam të dashur jashtë, e kam brenda shtëpisë. Kam bërë dashuri shpirtërore me Selin. Karakterin, e ka kokën shumë të fortë. Pa Selin, ndihem si peshku pa ujë. Jam mësuar të zgjohem me Selin, tani zgjohem me Gjestin. Motrat kanë nisur të këndojnë këngën “hajde nuse, reja ime”-u shpreh Gimbo.

Selina, nga ana e saj, ka kërkuar që Gimbo të postojë një foto me unazë në Instagram, një dëshirë që ai e plotësoi live në emision. Kjo tregon se lidhja e tyre është duke u forcuar dhe se ata janë të gatshëm të tregojnë për ndjenjat e tyre para publikut.

Nga Rubrika