Gimbo i tregon Gretës që ka puthur Selin në buzë, ajo befason me reagimin

Një moment tensioni dhe surprizë ka ndodhur në shtëpinë e banorëve, kur Gimbo ka zbuluar se ka puthur Selin në buzë.

Ky informacion ka arritur në veshët e Gretës, e cila ka reaguar menjëherë, duke u bërë dëshmitare e një situate delikate që ka ngritur shumë pyetje.

Greta, e cila është një nga banoret më të afërta me Gimbon, ka shprehur habinë e saj për këtë veprim të papritur. Ajo e ka këshilluar atë që të mos flasë me Selin derisa ajo të qetësohet, duke theksuar se është më mirë të presë një moment më të përshtatshëm për të sqaruar situatën.

Gimbo, nga ana e tij, ka shprehur nervozizmin e tij për reagimin e Selin. Ai ka pranuar se puthja ishte një veprim i papritur dhe se nuk e kishte menduar se do të kishte një reagim kaq të fortë nga ana e saj. Kjo ka bërë që Greta të theksojë se ndonjëherë është më mirë të qëndrosh i qetë dhe të presësh për të kaluar tensionin.

Pjesë nga biseda:

Greta: Mua po më vjen çudi se ju jeni të afërt

Gimbo: Ka marrë mesazhe boll për këtë pjesë

Greta: Nejse, e di vetë dhe unë as nuk dua të ndërhyj se thotë pastaj ‘ua po ti, pse’. Thjesht edhe ti lëre, kur është kështu me nerva mos i fol fare, se unë ja njoh karakterin. E di që tani nuk do askush. Lëre të qetësohet, pastaj me terezi. Thuaja që nuk e pate me të keq, e ke përqafuar si gjithmonë.

Gimbo: Nuk e kam përqafuar Gretë

Greta: Vetëm e puthe?

Gimbo: Po

Greta: Ku e puthe?

Gimbo: Në buzë

Greta: Te buza?

Gimbo: Po. Më erdhi inat me reaguar aq keq

Greta: Gimbo dhe ti mo burrë

Gimbo: Po unë as nuk e kapa, si me puthë në faqe

Greta: Faqja është faqe aty është aty.

Nga Rubrika