Menjëherë pas eliminimit nga Big Brother VIP Albania, DJ Gimbo u përball me një situatë të papritur dhe mjaft të rëndë, që lidhej me mikun e tij të afërt, Gjestin.
Teksa mbërriti në studio për intervistën pas daljes nga shtëpia, moderatori Ledion Liço e vuri në dijeni për zhvillimet më të fundit jashtë.
Ai i tregoi se Gjesti ishte përfshirë në një incident të ndodhur ditët e fundit në ambientet e një kompanie që menaxhonte materialet e tij në platformat online.
Ky lajm e surprizoi totalisht DJ Gimbon, i cili nuk e priste një zhvillim të tillë gjatë kohës që ishte i izoluar brenda shtëpisë së BBV.
Sipas informacionit të bërë publik, artisti dyshohet se ka kërcënuar stafin gjatë këtij incidenti, çka ka çuar në ndërhyrjen e autoriteteve. Si pasojë, gjykata ka vendosur ndaj tij masën e paraburgimit për 30 ditë, ndërsa aktualisht ai ndodhet i izoluar në burg.
Reagimi i tij ishte i menjëhershëm, duke kombinuar humorin me habinë: “Qysh bre t’kanë shti mrena pa mu bre bir, s’m’pritshe”, u shpreh ai, duke shkaktuar edhe reagime në studio. Megjithatë, përtej batutave, Gimbo tregoi edhe anën e tij më serioze dhe njerëzore.
Ai theksoi se për të, më e rëndësishmja në këtë moment është shëndeti dhe gjendja e mikut të tij. Gimbo u shpreh i vendosur që të qëndrojë pranë Gjestit dhe të bëjë gjithçka që ka në dorë për ta mbështetur në këtë situatë të vështirë.
Artisti, i njohur për natyrën e tij të hapur dhe mbështetëse, shprehu shqetësimin e tij për pasojat që mund të ketë ky
