E enjte, 30 Janar, 2025
9.5 C
Pristina

Gjesti dhe Egli të fundit në zinxhirin e shpëtimit, çfarë do të ndodh me banorët?!

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Një zinxhir shpëtimi është iniciuar në shtëpi për t’iu siguruar banorëve buxhet për cigaret.

Zinxhiri i shpëtimit është nisur nga Danja si lidere e shtëpisë dhe banorët kanë bërë maksimumin për të shpëtuar personat me të cilët kishin më tepër afrimitet, duke menduar se kishte të bënte me nominimin dhe dyshja e fundit do të shkonin në televotim ‘kokë më kokë’.

Danja shpëton Aldon, Aldo shpëton Gertën, Gerta-Klajdin, Klajdi-Laertin, Laerti-Rozanën, Rozana-Livian, Livia-Valbonën, Valbona-Jozin, Jozi-Loredanën, Loredana-G Banin.

Dy të fundit, të pazgjedhur për tu shpëtuar, ngelen Gesti dhe Egli. Të pyetur se si ndiheshin që nuk u zgjodhën, Egli tha: “Fare e surprizuar sepse e kanë treguar veten.”

“Ka qenë e pritshme. Në rregull jemi, unë e prisja, çfarëdo që të ndodhi do ta presim bashkë. Këto shihet sa kanë frikë”, tha Gjesti.

Në përfundim, Ledioni u ka rrëfyer banorëve se zinxhiri ishte për të organizuar një lojë dhe dy banorët që mbetën të fundit, do të luajnë me top për të fituar cigaret.

PROMO

Nga Rubrika