Një moment emocionues për fansat e Gjesti-t, i cili ka shfaqur një anë të tij më të afërt dhe spontane në një video të fundit. Ai ka ndarë ndjenjat e tij për fansat, duke treguar se sa shumë i kanë munguar gjatë kësaj periudhe të qetë.
“Ku jeni, pash familjen? Kuhhh, më ka marrë malli për ju. Dinë, pasha Zotin, shumë jeni tu më mungu. Qetash po ia di vlerën, veç qetash e di sa po më doni ju mu. Po unë, budall, unë lop”, shprehet ai me humor.
Gjatë videos, ai vëren disa fansa në një makinë tjetër, të cilët e përshëndesin me entuziazëm. Gjesti, i emocionuar nga takimi, iu përgjigjet me një përshëndetje të ngrohtë.
“Mfal, mfal. Hej, hello! A pe sheh dashnia? Kqyre dashnia”, thotë ai, duke shfaqur energjinë e tij karakteristike.
Ai premton se rikthimi i tij në skenë do të jetë shumë i shpejtë, duke e shoqëruar këtë me energjinë e tij të zakonshme dhe pozitive.
“Shumë shpejt, baba. Kingu, mbreti, mbreti. S’din mu shtjerr kjo energji”, shprehet Gjesti, duke e bërë të qartë se është gati për të rikthyer energjinë e tij në skenë.
Gjesti pranon se ka qenë më pak aktiv në rrjetet sociale, por thekson se çdo problem ka zgjidhje dhe se ai do të jetë sërish pranë fansave të tij shumë shpejt.
“E di që kom mungu, e di që jom kon pasiv, jo aktiv, por problemet kryhen. Gjithmonë kryhen problemet, gjithmonë ka zgjidhje. Unë do jem aty për ju”, përfundon ai me një premtim të fortë.
Pas këtij postimi, Gjesti ka ndarë një tjetër video, ku telefonon mikun e tij, DJ Gimbo. Në këtë bisedë, ai i tregon se është duke e pritur te pompa, por DJ Gimbo e udhëzon për vendndodhjen e autolarjes.
“A nuk e din ku është autolarja?”, e pyet ai, ndërsa Gjesti i përgjigjet, pak i habitur: “Po, po e di ku është”.
Me një shkrim humoristik, Gjesti e shoqëron videon me fjalët “Nervoz pak po shnosh”, duke treguar anën e tij të lehtë dhe spontane në komunikimin me miqtë.
Me këto postime, Gjesti duket se po rikthehet ngadalë në rrjetet sociale, duke ndarë momente nga përditshmëria e tij dhe duke premtuar se shumë shpejt do të jetë sërish aktiv për fansat e tij.
/Prive By LS