Beatrix Ramosaj ka ndarë me ndjekësit disa fotografi të reja nga pushimet, ku është shfaqur në super formë pranë shoqes së saj.
Në njërën prej fotove që po komentohet shumë në rrjet, Beatrix shihet teksa e mban shoqen mbi shpinë, ndërsa të dyja pozojnë me bikini buzë detit.
Atmosfera plot energji, buzëqeshjet dhe momentet argëtuese kanë bërë që postimi të marrë menjëherë mijëra pëlqime dhe komente nga fansat.
Beatrix vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale, ku shpesh ndan copëza nga përditshmëria dhe pushimet e saj, duke tërhequr gjithmonë vëmendje me stilin dhe paraqitjet e saj./InfoKosova/
