Gold Ag feston ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vite mbushi reperi

Këngëtari i njohur kosovar, Arian Agushi, i njohur gjerësisht me emrin skenik Gold AG, feston sot ditëlindjen e tij të 40-të.

Me hyrjen në këtë dekadë të re, reperi zyrtarisht ndryshon prefiks, duke shënuar një moment të rëndësishëm si në jetën e tij personale ashtu edhe në atë profesionale.

Në këtë ditë të veçantë, nuk ka munguar një urim mjaft emocional nga bashkëshortja e tij, Ermira.

Ajo ka ndarë në rrjetet sociale një fotografi të këngëtarit me fëmijët, me mbishkrimin: “Urime ditëtlindja dashni”, duke i shprehur urimin e saj në këtë përvjetor jubilar.

Çifti i njohur gëzon një jetë të lumtur familjare dhe janë prindër të tre fëmijëve — dy djemve dhe një vajze.

Nga Rubrika