Shkurte Fejza, një nga ikonat e muzikës shqiptare, ka bërë një urim emocionues për vajzën e saj, Gresën, në ditëlindjen e saj.
Ky moment i veçantë është shoqëruar me fjalë të ngrohta dhe plot dashuri, duke e bërë këtë ditë edhe më të paharrueshme për të dyja.
Në një postim të ndjerë në llogarinë e saj në Facebook, Shkurte ka ndarë dy foto të bukura me Gresën, duke shfaqur lidhjen e fortë mes nënës dhe bijës. Ajo ka zgjedhur fjalë të veçanta për të shprehur krenarinë dhe dashurinë që ndjen për të, duke e bërë këtë urim të paharrueshëm.
Ky është postimi i plotë i saj:
Gëzuar ditëlindjen, Gresa ime….
Ti je kënga më e bukur e jetës sime, nota që më mban gjallë shpirtin.
Të kam bijë, të kam shoqe, të kam mike në skenë …. Je zëri im që më plotëson.
Çdo herë që këndojmë bashkë , e ndjej se Zoti më ka bekuar dyfish… Si nënë dhe si artiste.
Jam krenare për ty, sot dhe gjithmonë.
Te lumtura bija ime.
Të duam pafund unë dhe babi
