Gruaja e reperit të mirënjohur MC Kresha, Erzina, gjatë një interviste pranoi se në fillim ishte e shokuar dhe e kishte të vështirë ta kuptonte stilin e komunikimit të reperit.
Përpos vështirësive të para në komunikim, ajo zbuloi se Kresha arriti ta fitonte zemrën e saj përmes sjelljes dhe talentit të tij në kuzhinë, derisa nuk kurseu lëvdatat për mençurinë e tij.
“Për herë të parë nuk e mersha vesh as çka është tu thanë. Isha e shokuar, në momentin e parë nuk e kam vlerësu mendjen e tij, ma shumë jam kanë nervoz, ma shumë kam mendu që është një këngëtar që e adhuroj.
Masanej është sjell mirë, më ka bo ushqim.
Është shumë i mençur, di shumë, kur më ka fol në fillim thosha “Unë kurrgjë s’po disha”, di shumë, por tani “di shumë, shumë” dhe thua kjo është anormale”, tha Erzina.
