Reperi i njohur shqiptar, Arian Agushi, i njohur si Gold AG, dhe bashkëshortja e tij, Ermira Shkodra, kanë ndarë momente të veçanta nga jeta e tyre familjare, duke treguar kohë pas kohe dashurinë dhe përkushtimin ndaj njëri-tjetrit dhe fëmijëve të tyre.
Në një intervistë të mëparshme, reperi theksoi se Ermira ka një rol të rëndësishëm në familje, duke e quajtur atë “komandantja”.
Sot, gruaja e Gold-it feston ditëlindjen dhe ai e ka uruar me një foto të përbashkët.
‘Urime u plakshim bashkë dashni’ ka shkruajtur ai./Kosovarja/