Habit Ermal Mamaqi: Unë dhe Arbana Osmani e urrenim njëri-tjetrin

Një nga surprizat më të mëdha të edicionit “Ferma VIP 3” është rikthimi i Ermal Mamaqit si opinionist, një rol që ai e ka pritur me emocion.

Në një intervistë për emisionin Mes Dritë, Ermali ndau mendimet e tij mbi këtë rikthim dhe sfidat që ka përballuar gjatë karrierës së tij në televizion.

“Ky është një rikthim në vendin ku unë kam filluar të zhvillohem si artist. Kjo ka qenë një nga frikërat e mia më të mëdha, të bëhesha prezantues apo showman. Nuk ka lidhje me të qenurit aktor. Ishte një ‘dhimbje’ e madhe në fillim, por Vizion Plus dhe Olta Dulaku më ndihmuan ta provoj këtë rol te ‘Dancing with the Stars’ dhe të zhvilloja potencialin tim,” tha ai.

Ermali gjithashtu kujtoi fillimet e tij në televizion, të cilat ishin të lidhura ngushtë me moderatoren e “Ferma VIP 3”, Arbana Osmanin. Ai shprehu se si marrëdhënia e tyre ka evoluar me kalimin e kohës.

“Hera e parë që kam punuar me Arbanën ka qenë në vitin 2003. Atëherë, ne e urrenim njëri-tjetrin, mendonim si ta vri.snim njëri-tjetrin çdo mëngjes. Por me kalimin e viteve dhe me pjekurinë, fillon e vlerëson kolegun për të mirat që ka,” theksoi ai.

Ermali gjithashtu ndau reagimin e bashkëshortes së tij, Amit, kur i tregoi për rolin e tij si opinionist. Ai shpjegoi se si ajo e mbështeti pas disa dyshimeve fillestare.

“Në fillim i thash që do hy si fermer. Ajo më tha se isha çmendur. Por kur i tregova për rolin e opinionistit, ajo e pëlqeu dhe më mbështeti. Megjithatë, ajo nuk ka shumë besim te proçkat e mia, që i bëj me humor,” tha ai me një buzëqeshje.

Rikthimi i Ermal Mamaqit në televizion është një shembull i qartë se si marrëdhëniet profesionale mund të evoluojnë dhe se si përvoja e kaluar mund të sjellë një perspektivë të re. Ai ka arritur të shndërrojë urrejtjen e dikurshme në një respekt të ndërsjellë me Arbana Osmanin.

Me këtë rikthim, Ermali ka për qëllim të sjellë një frymë të re në “Ferma VIP 3”, duke ofruar një analizë të thellë dhe një humor të veçantë që e karakterizon. A do të arrijë ai të fitojë zemra e publikut sërish? Vetëm koha do ta tregojë.

Nga Rubrika