Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, ka shprehur mendimin e saj për kryeministrin Albin Kurti në emisionin “Krejt n’debat” në RTV Dukagjini, duke e cilësuar atë si njeriun më të mençur jo vetëm në Kosovë, por edhe në Amerikë.
Fjolla Morina, e cila është një nga figurat më të njohura në skenën muzikore të Kosovës, u ftua së fundmi në një debat ku diskutohen çështjet politike dhe zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen vitin e ardhshëm.
Ajo shfrytëzoi këtë mundësi për të shprehur mbështetje të fortë për Lëvizjen Vetëvendosje dhe liderin e saj, Albin Kurti.
“As në Amerikë nuk ka njeri më të mençur se ai,” tha Morina, duke theksuar cilësitë e jashtëzakonshme të Kryeministrit.
Kjo pohim e saj nuk është një rastësi, pasi Fjolla shpesh ka qenë vokale për politikën e Kurtit dhe programin e tij qeverisës. Ajo e konsideron Kurtin si një lider që ka të ardhmen e Kosovës në duar dhe se ai do të vazhdojë të mbetet në krye për një kohë të gjatë.
Në vazhdim, artistja shprehu optimizmin e saj në lidhje me fitoret e ardhshme zgjedhore të Kurtit. “A kam thënë që Albini ka me fitu, a kam thënë që Vjosa ka me qenë presidente. Albini i fiton zgjedhjet, është nëna i kësaj pune. Të tjerët rrinë aty shikojnë, ne ecim përpara,” ka deklaruar ajo. Fjolla shpreson se Kosova do të vazhdojë të ecë përpara dhe do të arrijë sukses nën udhëheqjen e tij.