Opinionisti i njohur, Arjan Konomi, ka shkaktuar befasi me një deklaratë të sinqertë gjatë paraqitjes së tij në emisionin “Mirëmbrëma Yje”, të moderuar nga Arbana Osmani.
I ftuar në një intervistë të karakterizuar nga lojërat dhe pyetjet spontane, Konomi ka befasuar publikisht me një detaj nga jeta e tij intime.
Gjatë rubrikës së lojës “E kam bërë, s’e kam bërë”, të cilën Arbana i drejton të ftuarit për t’i nxitur të tregojnë të vërteta personale, Konomi është përballur me pyetjen e drejtpërdrejtë: “A keni puthur një vajzë?”
Në një situatë që kërkonte sinqeritet dhe shpejtësi në përgjigje, ai nuk ka hezituar.
Opinionisti ngriti tabelën që shkruante “S’e kam bërë”, duke pranuar para publikut se nuk ka shkëmbyer asnjëherë një puthje me një vajzë.
