Web Analytics

Haliti thotë se një delegacion i LDK-së i kishte kërkuar Clintonit të mos e njohë UÇK-në, Haxhiu tregon emrat

Botuar nga: InfoKosova

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, që ka qenë akter i lartë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se një delegacion i Lidhjes Demokratike të Kosovës, kishte shkuar në Uashington duke i kërkuar presidentit amerikan Bill Clinton që mos ta njohin UÇK-në.

“Ka pasur përpjekje shumë të mbrapshta të institucioneve të Kosovës që kanë shku në Uashington te presidenti Clinton i kanë kërku që të mos e njohin UÇK-në”, tha Haliti në T7, transmeton Express.

Emrat e tyre i tregoi gazetari Baton Haxhiu.

“Kanë qenë Ibrahim Rugova, Pajazit Nushi, Bujar Bukushi, Veton Surroi, Fehmi Agani”, ka thënë Haxhiu.

Të FUNDIT