Web Analytics
E shtunë, 15 Nëntor, 2025
7.6 C
Pristina

Harron Donaldin, Beatrix Ramosaj kapet mat me partnerin e saj të ri?

Këngëtarja Beatrix Ramosaj, e cila ka qëndruar larg vëmendjes mediatike për një kohë të gjatë, ka tërhequr sërish vëmendjen, këtë herë për jetën e saj personale.

Ajo u bë një nga personazhet më të komentuar gjatë sezonit të parë të “Big Brother VIP Albania”, kryesisht për shkak të trekëndëshit të famshëm Bora-Donald-Beatrix.

Pas daljes nga shtëpia, mes shumë kritikave por edhe mbështetjes së madhe, Beatrix dhe familja e saj vendosën të zhvendosen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke lënë pas bujën e krijuar.

Vite pas largimit, në redaksinë e “Loki Magazine” ka mbërritur një video ku këngëtarja shihet në publik, por jo vetëm.

Ajo shfaqet në stadium në Louisiana, së bashku me një person që përflitet se është partneri i saj.

Të dy shihen të pranishëm duke shijuar ndeshjen e basketbollit mes New Orleans Pelicans dhe Portland Trail Blazers.

Nga Rubrika