Avokati i njohur kroat, Luka Misetic, ka bërë një deklaratë të rëndësishme në emër të ish-presidentit Hashim Thaçi, duke falënderuar qytetarët për mbështetje në një moment të vështirë pas shpalljes së aktgjykimit.
Në një postim të tij në rrjetin social “X”, Misetic thekson:
Hashim Thaçi dëshiron të shprehë mirënjohjen e tij të thellë për mbështetje të jashtëzakonshme që ai, së bashku me Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, kanë marrë nga populli i Kosovës dhe nga faktori ndërkombëtar.
Ai gjithashtu bën thirrje për ruajtjen e qetësisë në përgjigje të asaj që ai e quan padrejtësi të djeshme.
Avokati Misetic vazhdon të shpjegojë se “avokatët e z. Thaçi do ta apelojnë vendimin e djeshëm gjyqësor para Panelit të Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK). Ne besojmë se ka pasur gabime të rëndësishme ligjore dhe faktike që kanë cenuar drejtësinë e procesit gjyqësor”.