Web Analytics
E premte, 19 Shtator, 2025
19.7 C
Pristina

Heidi dhe Romeo shijojnë pushimet në Berlin, publikojnë foto së bashku me Borën dhe Donaldin

Heidi Baci dhe Romeo Veshaj janë padyshim një nga çiftet më të përfolur të showbizit shqiptar, dhe ndjekësit e tyre janë gjithmonë kuriozë për çdo hap që ata hedhim.

Me verën që ende nuk ka mbaruar, çifti ka vendosur të shijojë disa ditë të bukura pushimi në shoqërinë e njëri-tjetrit, dhe si gjithmonë, ata nuk kanë ngurruar të ndajnë momente nga pushimet e tyre me fansat në rrjetet sociale.

Aktualisht duke shijuar kohën e tyre në Berlin, Heidi dhe Romeo janë së bashku me çiftin tjetër të njohur, Borën dhe Donaldin.

Përmes postimeve në Instagram, ata kanë ndarë momente të veçanta nga pushimet e tyre, duke treguar se po kalojnë çaste të paharrueshme.

Në një nga story-t e saj në Instagram, Heidi ka publikuar një foto ku shihet së bashku me Romeo-n, duke e përshkruar atë si “gjysmën e saj”.

Ky udhëtim duket se është një mundësi e shkëlqyer për çiftin që të relaksohen dhe të kalojnë kohë cilësore së bashku, larg nga angazhimet e përditshme dhe vëmendja e madhe mediatike.

Ndërkohë, fansat e tyre po presin me padurim më shumë foto dhe postime nga pushimet e çiftit të dashur.

Shiko Foton:

PROMO

Nga Rubrika